Pas hedhjes së shortit të Europa League, skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Skënderbeu ka pasur fat në short, pasi do të përballet me Sant Julia të Andorrës.
Skënderbeu përfundoi kampionatin shqiptar në vend të dytë. Mund të themi pa frikë se Skënderbeut i ka buzëqeshur fati pasi kjo skuadër të paktën në letër duket një pengesë e lehtë.
Ekipi i parë që ka mësuar kundërshtarin është Tirana që do të përballet me Maccabi Tel Aviv. Ndërsa Partizani me Botev Plovdiv (Bullgari)
Një orë më parë është hedhur sot në orën 12:00 në Nion të Zvicrës shorti i fazës së dytë kualifikuese të Ligës së Kampioneve ku ekipi kampion i Shqipërisë, Kukësi, ka mësuar rivalin e tij, Sherif Tiraspol të Moldavisë.
(E.K/SHUPLAKA)