Dalin rezultatet e sondazhit të tretë të kompanisë italiane “IPR Marketing”. Sipas të dhënave të bëra publike në televizionin “Ora News”, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se do gtarojnë shumë ngushtë me njëra-tjetrën në Shkodër.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të marrin nga 41% secila, pra nga 5 mandate, ndërsa Lëvizja Socialste për Integrim është votuar nga 7% e qytetarëve shkodranë, ose 1 mandat deputeti.
Më pas vijnë LIBRA me 2.5%, PSD 2%, PBDNJ 1.5%, FRD 1% dhe PDIU 0.6%. Ky sondazh është realizuar duke intervistuar 1000 qytetarë.
Deri më tani është publikuar vetëm rezultati për Shkodrën, por priten rezultatet edhe 11 qarqet e tjera. (D.D/Shuplaka)