I ftuar në ‘Fax News’ kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është shprehur se ajo që ndodhi sot në seancën e Kuvendit ka si shkak Edi Ramën pasi ai si kryeministër nuk e meriton më të jetë në atë sallë për shkak se ka fyer mbarë popullin shqiptar.
Vasili tha se Rama e ka përdhosur sallën e Kuvendit dhe ka humbur kredon morale që të jetë aty pasi Parlamenti është i popullit nuk është i tij.
“Sigurisht që është një përshkallëzim, por më shumë se përshkallëzim është dhe një veprim I detyruar në raport me një kryeministër që e ka përdhosur sallën e parlamentit, janë qytetarët që e kërkojnë pasi ata janë ofenduar në mënyrë më të ulët në Parlament. Për turp këtë kryeministër e kanë mbrojtur, por ky nuk e ka vendin në atë sallë pasi në mënyrën si e ka trajtuar popullin ka krijuar konflikt të egër politik.
Tërë shqiptarët pa dallime politike në Shqipëri e refuzxojnë të krahasohen me organet gjenitale siç ka bërë ky kryeministër. Ky është një veprim që nuk kapërdihet. Ky e ka humbur të drejtën morale, në sallën e Parlamentit është në vensin e gabuar.Ka ca njerëz që për një mdat edeoputeti e pranojnë cdo lloj poshtërimi por jo shqiptarët”, tha Vasili.
Vasili iu përgjigj edhe Taulant Ballës i cili deklaroi se situata ishte ndezur pasi në Kuvend kishte ardhur Berisha. Kreu i Grupit Parlamenta të LSI-së tha se Berisha erdhi kur reagimi kishte filluar dhe u bë pjesë e natyrshme e asaj që kishte nisur.
“Berisha ka ardhur më vonë, reagimi kishte filluar, u bë pjesë në mënyrë të natyrshme, por përshkallëzimi filloi që në fjalën e zotit Basha”, tha ai ndërsda shtoi se tek ky raegim opozita ka ardhur pasi më parë kanë ndodhur disa zhvillime ku qytetarët kanë qenë protagonist.
“Përpara se të venim në sallë kemi patur një reagim për TVSH-në, pati një reagim ku u bllokuan rrugët, ishte protesta e Kukësit. Sot ishte një nga mënyrat e reagimit, e cila do të vazhdojë në forma të ndryshme. Është një aksion i pakthim, do të udhëhiqet nga qytetarët dhe do të mbështetet nga opozita.
“Kemi një kryeministër që në mënyrë poshtëruese shan popullin e tij dhe sa kohë ai është në atë, s’ka shqiptar që të ndihet mirë”, tha Petrit Vasili.
Ndërkohë ai kishte një koment edhe për Bushatin të cilin e quajti rrugaç ordiner për shkak të gjestit në Kuvend ku I lagu me ujë deputetët e opozitës.
“Ministri i Jashtëm u soll si një rrugaç odiner dhe nuk pati një dënim, ndërkohë që për deputetët e opozitës u mor menjëherë vendimi” tha ai.
Vasili i është përgjigjur edhe akuzës së PS se opozita me këtë që po bën po e pengon procesin e integrimit të Shqipërisë. Vasili tha se e akuzuara në këtë mes është vetë PS pasi është vetë ajo që kishte thënë që do të qeveriste me popullin, duke pyetur se kë akuzonte PS, Vasili tha se sot është populli që proteston.
Ky kryeministër shpalli qeverisje mëe popullin, kë akuzon PS? popullin? Populli bëri protetën në Kukës, populli mbylli qepenat, populli u përmbyt në Shkodër, kë akuzojnë këta? Qeverisin popullin apo akuzojnë popullin? Nën akuzë janë këta”, tha ai.
Në lidhje me raportin e “Freedom House” që zgjedhjen e Metës president e konsideronte si hap pas në luftën kundër korrupsionit, Vasili tha se këtë raporte sorosiane nuk kishte dëshirë t’i komentonte, ndërsa theksoi dy element.
“Unë këto raportet sorosine nuk kam dshirë t’i komentoj. Kam dy komente, “Freedom House” ka marrë përgjegjësi publike për zgjedhjet, se gënjeu për zgjedhjet duke thënë që i ka pranuar opozita, zgjedhjet nuk i kemi pranuarunë kam qenë kryetar i LSI-së atëherë dhe i kam dënuar këto zgjedhje të cilat u damkosën nga OSBE-ODIHR.
Së dyti BE pohoi se 20% e votave janë shitur dhe blerë, ne i kemi shënjuar si zgjedhjet më të shëmtuara në shqipëri. Nuk ka nevojë të diskutojmë portalet e Ramës e të Endri Fugës”, tha Vasili.
Kreu i Grupit Parlamentar u shpreh gjithashtu edhe në lidhje me lajmin që qarkulloi dje në media ku në një letër drejtuar Kongesit Amerikan në maj të vitit 2017, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pohonte se Lu i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës.
Vasili tha se përgjigje shteruese për këtë dhe vrastare për ata që deshën të krijonin skupin e ditës.
“Besoj se Lu i cili flet në emët të Departameitit dha një përgjigje vrastare për këo çështje, ndaj nuk kemi nevojë për raporte.
Reagimi I Lu është I qartë, është reagimi I Amerikës zyrtare. Kjo ishte as më shumë e as më pak se një skenar sorosist për të krijuar skupin e radhës. U përpoqën të krijojnë skupin e ditës, edhe morën të qartë përgjigjen se kjo histori ishte një dëngël që u shërbeu për disa orë”, tha ai.
(B.H/Faxweb)