Megjithëse shpërfillja e detyrimeve apo punës tuaj nuk është një zgjidhje e mirë, duhet të mësoni si të mirëmenaxhoni stresin dhe si të shkëpusni trurin nga rutina e përditshme duke e qetësuar atë. Një pushim mendor do ju ndihmojë të largoni çdo lodhjes dhe tension të akumuluar.
Ja 5 sinjale që dërgon trupi duke ju lajmëruar se keni nevojë për një pushim të tillë.
- Sëmureni vazhdimisht
Sëmureni disa herë brenda një muaji? Keni një kollë që nuk largohet? Kjo tregon nivel të lartë stresi dhe dobësim të sistemit imunitar. Stresi ka një efekt domino, pavarësisht se konceptohet në mendje, efektet i jep edhe zikisht.
- Jeni shumë i stresuar për të kaluarën sa nuk fokusoheni dot në të tashmen Stresi që po qëndroni prapa dhe gabimet nuk po ju lenë të ecni përpara tregon se ju jeni të lodhur mendërisht dhe të paaftë për të gjetur një zgjidhje. Prandaj bëni një pushim dhe lëreni mendjen të shplodhet nga këto mendime. Më pas filloni analizoni mundësitë që keni për të përmirësuar gjërat.
- E keni lënë veten shumë pas dore Nëse kujdesi për veten ka rënë ndjeshëm, që në mënyrën e të ushqyerit, stërvitjes apo edhe kujdesit për lëkurën ose qetësinë tuaj, kjo do të thotë që stresi ju ka mbërthyer të gjithë
Një pushim mendor është shumë i rëndësishëm , pasi do ju jap mundësinë që efektet pozitive të qetësisë të reflektohen edhe në lëkurë dhe shëndet.
- Jeni shumë të lodhur dhe sërish nuk mund të ini.
Mezi prisni të shtriheni pasi jeni i rraskapitur, kur papritur sapo prekni jastëkun mendimet e shumta ju vijnë në mendje. Kjo jo vetëm do ju mbajë zgjuar por do ju lodh edhe më shumë mendjen duke ndjerë gjithçka, përveçse paqe dhe qetësi. - Jeni gjithmonë të trishtuar
Ndonjëherë është normale që të ndiheni pa humor dhe të mërzitur, por kjo çështje bëhet shqetësuese kur është një ndjenjë e vazhdueshme në kohë dhe ju lë edhe më të trishtuar dhe të pamotivuar. Pranoni që ju mund të keni nevojë për një pushim mendor për të vendosur veten në rrugën e duhur për t’u kthyer më e fort se më parë.