Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Mësohet se Tahiri do të thirret për të dëshmuar në Prokurori për letërporositë nga Greqia dhe Italia.
Burime të Fax News bëjnë me dije se thirrja e Tahirit në Prokurori të Krimeve të Rënda nuk ka lidhje me dorëzimin e sotëm të mandatit të deputetit e rrjedhimisht të imunitetit politik.
Mësohet se nëse kërkohet arrestimi i tij, Prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për një vendim.
(E.L./Faxweb)