Konferencën e parë për shtyp, presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump e ka nisur me një incident me gazetarin e CNN.
Gjatë fjalës së tij, Trump e cilësoi CNN si rrjetin e lajmeve të rreme, pavarësisht se ky është rrjeti më i madh i informacionit në SHBA.
“Organizata juaj është e tmerrshme”, iu drejtua Trump gazetarit Jim Acosta.
Gazetari i njohur ia ktheu: “Ju po na sulmoni, a mund të na jepni mundësinë të bëjmë një pyetje?”
Por Donald Trump si gjithmonë i papërmbajtur nuk denjoi t’ia kthente përsëri: “Mos u bëj i pasjellshëm. Nuk do të jap mundësinë për pyetje. Ju jeni lajme të rreme”.
Këtë të martë CNN raportoi që zyrtarë të shërbimit inteligjent (CIA) kanë në dorë një dosje të paverifikuar ende, ku thuhet që qeveria ruse ka informacion kompromentues për presidentin e ri të SHBA-së.
Kjo me shumë mundësi nuk i ka pëlqyer Donald Trump-it, i cili sot ka bërë këto deklara për rrjetin gjigand të informacionit. (D.D/Shuplaka)