BotaSportTe Gjitha

U desh ndërhyrja e Suarez. Parandalohet përplasja fizike tek Barcelona. Gjendja e tensionuar….

Pavarësisht fitores në fundjavë kundër Valencias, situata te klubi i Barcelonës mbetet e nderë.

Eleminimi mesjavën e shkuar nga Liga e Kampionëve në Romë, është bërë shkak i situatës së tensionuar mes futbollistëve dhe trajnerit.

Gjatë seancës stërvitore këtë të hënë mësohet se ka patur një debat të ashpër mes Ousmame Dembele dhe trajnerit të blaugranëve Ernesto Valverde.

Burimet sportive bëjnë me dije se trajneri e ka ofenduar me fjalë raciste sulmuesin francez me ngjyrë.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e Luis Suarez për të parandaluar një përplasje fizike në agravim e sipër të situatës mes lojtarit dhe trajnerit.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!