Skuadra e Beneventos, e cila sezonin tjetër do të luajë në Serinë B, ka arritur të marrë mbrëmë fitoren e parë në transfertë kundër Milanit në “San Siro” për në këtë sezon.
Trajneri Gennaro Gattuso nuk i ka kursyer kritikat ndaj skuadrës së tij në fundin e ndeshjes dhe ka vendosur t’i ndëshkojë lojtarët e tij duke i hequr ditën e pushimit (duhej të ishte kjo e sotmja) dhe duke i grumbulluar ata në qendrën stërvitore.
“Ndoshta, do të shërbejë për të kthjelluar idetë, për të kuptuar se ndeshje të tilla të turpshme nuk mund të pranohen, nuk janë të denja për një klub si Milan. U kam thënë lojtarëve se ndihem shumë i turpëruar, por duhet ta ndjejnë dhe ata një gjë të tillë.” – mësohet të ketë thënë Gattuso.