Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, për projektin e Unazës së Madhe në Tiranë.
Berisha ka publikuar dy lajme, njëri i vitit 2017 dhe tjetri i vitit 2011. Lajmi i parë flet për hapjen e punimeve në Unazën e Madhe, nga Veliaj dhe ministri Pandeli Majko. Ndërsa lajmi i dytë flet për disa protesta që socialistët kanë organizuar kundër prishjes së kopshtit botanik për Unazën e Madhe.
Berisha e quan këtë një dyfytyrësi nga ana e Partisë Socialiste, ndërsa shprehet se projekti ka qenë i Partisë Demokratike.
“Kontributi dhe dyfytyresia e PS me Unazen e Madhe te Tiranes, projekt i PD qe filloi ne 2011!”, komenton Berisha. (D.D/Shuplaka)