Mbajtja në burg e 11 qytetarëve kuksianë, të cilët protestuan kundër vendosjes së tarifës në Rrugën e Kombit, ka nxitur një valë reagimesh kundër edhe në qytete të tjera të vendit.
Kështu në një protestë që është mbajtur sot në Vlorës, nga ana e biznesit të vogël, është kërkuar lirimi i 11 qytetarëve.
Tregtarët e Vlorës e kanë quajtur të padrejtë arrestimin e 11 personave, duke thënë se sot më shumë se kurrë është koha që të ngrihet zëri.
‘’Nuk mund të shkojmë në BE kështu, me një varfëri që kemi kapur nivelet e fundit të botës. Ne jemi të ndërgjegjshëm që biznesi duhet të paguajë detyrimet ndaj shtetit, po kjo nuk mund të bëhet me aksione politike.
Gjejmë rastin që ti bëjmë thirrje kryeministrit, ministrit të drejtësisë dhe prokurores së përgjithshme, që të lirojnë 11 a 13 qytetarët që janë burgosur. Se mund të dalin regjistrimet dhe të na marrin edhe 10 nga ne dhe nga familjet tona në burg”, u shpreh qytetari.
(E.K/FAXWEB.AL)
https://www.youtube.com/watch?v=alPY2G14FTE&feature=youtu.be