Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg pesë personat të cilën u arrestuan për trafikun e 1.3 ton kanabis në Kavajë.
Në sencën sotme gjykata njohu me masën e sigurisë te arrestuarit Jani Sadikaj, Kejvi Hajdarin, djalin e ish-shefit të krimeve në Gramsh, Roland Hysenbelliun, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.
Sasia prej 1,3 tonë drogë, e cila u kap katër ditë më parë në Kavajë teksa transportohej drejt plazhit të Gjeneralit për t’u nisur për trafikim në Itali. Sipas të dhënave të deritanishme droga vinte nga Tepelena.
(J.V/Shuplaka)