AktualitetFlashKryesoreOpinione&AnalizaTe FunditTe GjithaVeç e Shuplakës

1 vit në treg dhe lufta për të vërtetën vazhdon

Nga Valmora Gogo

Zakonisht, në shkrime të tilla, drejtuesit zgjedhin me kujdes detaje për të ngritur lart punën e tyre dhe të stafit. Unë mendoj se duhet të jetë krejtësisht e kundërta. Ne, gazetarët pas kompjuterave në ditë të tilla duhet të tregojmë se mund të kishim bërë edhe më shumë gjatë një viti.

”Shuplaka” me plot 41507 shkrime, me dizenjo dhe emër të ri, ”Faxweb”, bën sot 1 vit në treg. Nga pas tani ka një industri të tërë informacioni me televizionin e ri ”Fax News”. Por le të jem e sinqertë, lufta për të vërtetën për të cilën u zotuam në 5 dhjetor të 2016-ës edhe pse nuk ishte aq e lehtë nuk qe e pamundur!

Në një vit, duke mos dashur të kompromentojmë asnjëherë parimet profesionale, kemi qenë gjithnjë të kthjellët për të informuar saktë, shpejt dhe në mënyrë të balancuar. Nuk kemi rendur drejt shashkave, drejt thashethemeve, drejt denigrimeve dhe as klikimeve (Edhe pse për këtë të fundit kemi gjithnjë kritika nga departamenti i Marketingut).

Po. Mund të kishim bërë më shumë. Gjithnjë ka vend për të bërë më shumë. Por jemi fokusuar aty, te sjellja e dimensionit të ri të raportit me të vërtetat dhe faktet. Te analiza e mprehtë për ndjekësit që çoroditen portaleve të tjera, ku ngjarjet kryesore zbehen me shalë, gjoks apo me bukurshkrime.

Tani le të jemi konkretë dhe të kujtojmë se çfarë i kemi sjellë gazetarisë gjatë këtij viti me premtimin e vazhdueshëm se do luftojmë të kërkojmë të vërtetën, kudo që të jemi. 

1. Investigimi i kryebashkiakut Erion Veliaj

INVESTIGIMI/ Veliaj, 1 ditë brenda, 3 ditë jashtë shtetit. Zyra e Bashkisë i monton kronikat sikur ndodhet në Tiranë (SKEMA)

2. Dëshmia tronditëse e biznesmenit Patriot Ismailaj

EKSKLUZIVE E PLOTË/ Biznesmeni i Vlorës, Patriot Islamaj lë Shqipërinë: Si ma ka bërë jetën ferr kryebashkiaku Dritan Leli dhe vëllai i tij (AUDIO)

3.Intervista Ekskluzive e ministrit Ylli Manjani

Ylli Manjani: Ju rrëfej PRAPASKENAT e shkarkimit dhe përplasjet me Ramën

4.Intervista Ekskluzive me ”Lolitën”

Flet LOLITA pas rikthimit: Si tentuan të më joshin (INTERVISTA)

5.Investigimi i koncesioneve dhe tenderave të Vilma Nushit

Kërdia me tenderat, Edi Rama i jep 128 milionë euro Vilma Nushit. Përvit nga 100 tendera (LISTA E PLOTË)

6.Profili i parë i njeriut misterioz të incineratorëve, Klodian Zotos

Njeriu misterioz i miliardave, kush është Klodian Zoto dhe lidhja e tij me incineratorët në Shqipëri

7.Profili i personazheve publike, Desada Metaj

Prapaskenat e ”Opinion”-it, Desada Metaj: Nuk ka ”hije”, por ka zgjedhje! (INTERVISTA)

Në fund FALEMINDERIT drejtuesve që na kanë dhënë besimin dhe përkrahjen për të krijuar si dhe gjithë gazetarëve që punuan me përkushtim gjatë këtij viti: Elsa Kallanxhiu, Janula Vila, Besnik Hallaci, Xheniona Aliaj, Dajana Dobrozi, Merxhan Daci, Sadjona Shkurta, Marseda Qefalia, dhe Florida Mingla.

Dhe pa harruar dashamirësit e përhershëm të rrjetit: Besjan Pesha, Altin Goxhaj, Olti Curri.

Lufta vazhdon! / FAXWEB

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *