23:17 | 25/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“10 fëmijë kanë vdekur brenda janarit”, reagon materniteti: Asnjë foshnjë nuk ka vdekur për shkak të mungesës së inkubatorëve

13:05 | 12/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“10 fëmijë kanë vdekur brenda janarit”, reagon materniteti: Asnjë foshnjë nuk ka vdekur për shkak të mungesës së inkubatorëve

Për denoncimin e deputeti të PD-së Bardh Spahia ka reaguar edhe Materniteti “Koço Gliozheni”. “Repartit të reaminacionit i janë shtuar 4 inkubatorë. Asnjë vdekje nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së inkubatorëve. “, thuhet në njoftimin e maternitetit.  

Vetëm një ditë më parë deputeti i PD-së Bardh Spahia është shprehur se  në Maternitetin e Ri në Tiranë nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijëve.

“Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit.”, është shprehur deputeti i PD-së.

REAGIMI I FUNDIT:

Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave. 
Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel. 

REAGIMI I PLOTË I MATERNITETIT:

Në maternitetin Koco Gliozheni priten mbi 4 mijë lindje në vit në kushte optimale nga një personel mjekësor i kualifikuar; kryhen mbi 2500 intervente për patalogji obsetrikale dhe gjinekologjike të ndërlikuara me vdekshmëri amëtare Zero!

Vdekshmëria nenonatale, përfshirë edhe këtë aktuale ka pësuar rënie nga vitit në vit.

Në lidhje me statusin e publikuar dje në rrjetet sociale, Materniteti “Koco Glozheni” ju bën me dije se në këtë spital, nuk ka patur humbje jete të neonatëve për shkak të mungesës së inkubatorëve apo mirëmbajtjes së tyre. Repartit të Reanimacionit, me investimet e kryera vitet e fundit, i janë shtuar dhe 4 inkubatorë të rinj.

Por cdo mjek e di se, ashtu si në cdo maternitet, paraqiten raste të anomalive të papajtueshme me jetën. 8 rastet e trajtuara gjatë muajve të fundit kishin anomali të rënda si kardiopati kongenitale, hidrops fetal, transfusion feto-fetal, me peshë 800-850 gramë dhe me moshë barre nën 26 javë, për të cilët ekipi i kualifikuar i mjekëve tanë bënë përpjekjet maksimale për trajtimin e tyre, por janë anomali të rënda, të papajtueshme me jetën, që fatkeqësisht ndodhin në të gjitha strukturat shëndetësore edhe në rajon, Europë. Ekipi i Maternitetit “Koco Glozheni” mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve me standarte të larta në kujdesin ndaj nënës e fëmijës dhe u lutet mediave që të japin ndihmesën e tyre të vyer, duke mos lejuar përhapjen e lajmeve të rreme apo qëllimisht të deformuara në rrjetet sociale. (J.V/Faxweb)

Pas

Panariti: Studimi i AFI-t, fals! Laboratori nuk është i akredituar për analiza

Para

”Të dua, por po të lë të shkosh”, nëna e re publikon VIDEON kur la djalin te prindërit adoptues

Para
”Të dua, por po të lë të shkosh”, nëna e re publikon VIDEON kur la djalin te prindërit adoptues

''Të dua, por po të lë të shkosh", nëna e re publikon VIDEON kur la djalin te prindërit adoptues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Shoferin e dehur e zuri gjumi në timon dhe vrau policin që shkoi ta zgjonte

DASH: Rusia ka treguar se nuk është një partner i besueshëm

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Sfidat e Kosovës përballë Serbisë dhe Shqipërisë!

Librazhd/ Përplasen mjetet e drejtuara prej dy të rinjve

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

I dënuar në burgun e Beratit, vdes 57-vjeçari gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.