Një shpërthim i fuqishëm është shënuar ditën e sotme në një stacion të metrosë në Shën Petërsburg. Mediat vendase raportojnë për dhjetëra viktima. Sipas Daily Mail deri më tani raportohen 10 të vdekur dhe dhjetra të plagosur.
Shpërthimi thuhet se ka ndodhur në metronë e qytetit rus. Pamje të tmerrshme të dhjetëra të plagosurve përshkojnë skenën. Dëshmitarë nga vendngjarja janë shprehur rreth shpërthimit të papritur.
“Unë isha duke zbritur kur papritur një zhurmë shpërthimi përshkoi tunelin.”, ka shkruar një dëshmitar në “Twitter”.
(J.V/Shuplaka)