Ka nisur procedimi penal ndaj një 28-vjeçareje në Elbasan, e cila akuzohet se ka marrë ryshfet për të siguruar një vend pune.
Është kryer ndalimi i shtetases me iniciale K. K., e cila sipas burime të Policisë së Elbasanit, akuzohet se i kishte kërkuar para qytetarit për t’i siguruar një vend pune.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Mars 2017, ku 28-vjeçarja i ka marrë 1000 euro shtetasit me iniciale K. D. 33 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
(XH.A/SHUPLAKA)