Një fëmijë 12-vjeç ka mbetur i bllokuar në banesë pasditen e sotme. Fëmija me probleme të shëndetit mendor, pasi ka mbyllur derën e blinduar me çelës dhe nuk e ka hapur dot, ka filluar të bërtasë nga frika duke alarmuar banorët e pallatit.
Në pamundësi për ta hapur derën nga jashtë dhe duke pasur frikë se çumd të bënte djali i saj vetëm në shtëpi, nëna ka njoftuar zjarrëfikësit.
Këta të fundit kanë hyrë në ballkonin e banesës në katin e katërt të pallatit në lagjen “30-Vjetori” nëpërmjet shkallëve.
Pasi kanë hyrë në shtëpi, zjarrëfikësit kanë qetësuar fëmijën që ishte në kriza e sipër dhe më pas kanë hapur derën nga brenda, duke mundësuar futjen e nënës, që ngeli jashtë në hyrjen e pallatit.