Zhdukja “misterioze”dhe pa një adresë në vendin tonë e 1300 kontenierëve të mbushur me lëndë kimike të rrezikshme ka bërë jehonë, edhe në median maqedonase.
Gazeta maqedonase “Telegraf.mk” shkruan se vendi i tyre, është i përfshirje të drejtpërdrejtë në këtë skandal të zbuluar nga media italiane. Edhe nga mediat italiane nuk kanë munguar artikujt për këtë çështje.
Sipas “Telegraf.mk” këto kontenierë kanë hyrë në Portin e Durrësit me destinacion Shkupin, por në fakt nuk kanë kaluar në doganën e Qafë Thanës.
Po kështu dyshohet se kontenierët kanë mbetur në Shqipëri dhe janë zhdukur në këtë vend, por që nuk dihet se ku.
Gjithashtu mësohet se një grup gazetarësh maqedonas kanë nisur investigimin për landfillin e Shkupit, më i madhi në Europë, nëpërmjet të cilit si destinacion, dyshohet se janë falsifikuar dokumentet e tranzitit nëpër Shqipëri, të 1300 kontenierëve që s`kanë mbërritur kurrë aty dhe dyshohet, se janë groposur në vendin tonë. (J.V/Shuplaka)