Në studion e Faxnews nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari u shpreh i sigurt në fitoren e opozitës më 14 maj.
Në një intervistë me gazetaren Jonida Omeri, Braimllari tha se kandidaturat e opozitës janë shumë herë më të mira se ato të Rilindjes.
Për Braimllarin 14 maji është një betejë për të rikthyer demokracinë.
Braimllari: Nuk ka pasur demokraci. Është një betejë për të rikthyer demokracinë në vend dhe për të zhbërë monizmin. 14 maji është një fitore absolute e opozitës. Kandidaturat nga primaret janë shumë herë më të mira se ato të Rilindjes. Janë në avantazh për disa arsye.
Modeli që qeveris sot Rama është Lefter Alla, vendosi personazhe me rekorde kriminale. Për herë të parë në 32 vite kanë falimentuar 4-5 bashki. Opozita është në avantazh, 14 maji do jetë një betejë e jashtëzakonshme, për të rikthyer demokracinë në pushtetin vendor.
Sot e kemi parë që Këllici në krahun e tij të djathtë do të ketë Alimehmetin, një doktor i nderuar. Kemi prezantuar të parën e listëts së PL, Silva Cakën. Ka edhe personazhe të tjerë më nivel ë jasshtëzakonshëm. Ne kemi parë kukulla të Rilidnnes, që i shërbejnë Erion Veliajt dhe Ramës.
Discussion about this post