Kapja e korrierit të biznesmenit Jurgen Molla, Arben Prendi me 15 kilogamë heroinë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e organizatës.
Janë zbardhur debatet mes trafikantëve për sasinë e drogës prej 15 kilogramë. Sipas “Panorama” Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka dërguar dosjen në gjykatë dhe tashmë pritet vetëm nisja e procesit ndaj 10 të akuzuarve në Shqipëri. Sipas dosjes hetimore, trafiku i heroinës nga Shqipëria financohej nga tre biznesmenë, që janë në listën e të akuzuarve.
STRUKTURA E GRUPIT
Jurgen Molla, Shyqyri Kotorri dhe Anesti Koromani, nga provat e administruara rezultoi të jenë në rolin e financuesit dhe të organizatorit të këtij aktiviteti për sigurimin e trafikimin e lëndëve narkotike nga Turqia në drejtim të Shqipërisë, për llogari të interesave të grupeve kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit. Ndërsa shtetasit Orges Myftaraj e Klaudio Veizaj dyshohet të jenë në role ndihmëse, duke marrë e kryer të gjitha porositë e dhëna nga shtetasi Jurgen Molla, në funksion të organizimit të trafikimit të lëndëve narkotike. Në funksion të ndërmjetësimit dhe sigurimit të heroinës u provua të jenë: shtetasi kosovar Arif Çiço, si dhe shtetasit turq Enver Kurtulus, Abubekir Tuncdemir, Mehmet Kulug. Transportues të lëndëve narkotike të këtij grupi kriminal u provua të jenë shtetasit Arben Prendi, i dënuar më parë, Mirislav Peroviç, Erol Belir dhe Songul Erek.
MARRËVESHJA 230 MIJË EURO
NË KOSOVË Gjatë muajit qershor 2015, shtetasit Jurgen Molla, Arif Çiço, Abubekir Tuncdemir kanë realizuar një sërë takimesh në Kosovë dhe në Shqipëri, në funk
sion të arritjes së marrëveshjes për trafikimin e një sasie heroine, e cila do të sigurohej nga shtetasi Abubekir Tuncdemir, ndërsa shtetasi Jurgen Molla, së bashku me shtetasin Anest Koromani, ishte blerësi i heroinës. Pas arritjes së marrëveshjes, ku pala kosovare kërkonte garancinë e pagesës nga shtetasi Jurgen Molla, ky i fundit, më datë 27.06.2015, dyshohet se ka dërguar në Prizren, Kosovë, lidhjen e tij më të besuar, shtetasin Orges Myftarajn, me një sasi të konsiderueshme rreth 230.000 euro. Njëkohësisht, po më datë 27.06.2015, Jurgeni ka takuar në Patok shtetasin Arben Prendi, ku dyshohet se i ka dhënë dhe shumën prej 8000 eurosh, si pagesë për transportin e ngarkesës së heroinës. Shtetasi Arben Prendi po në këtë ditë është nisur për në Kosovë me kamionin tip “Man”, me targë AA090IF. Nga data 2729.06.2015, nga bisedat midis shtetasve të mësipërëm rezultonte fakti se heroina ndodhej në afërsi të Prishtinës, ku ishte e magazinuar dhe për këtë vend kishin dijeni shtetasit turq dhe kosovarë, Abubekir Tuncdemir, Enver Kurtulus, Arif Çiço. Gjithashtu, nga kontaktet telefonike u kuptua se shtetasi Jurgen Molla ka
pasur një borxh për të paguar një transport të mëparshëm kundrejt shtetasit Enver Kurtulus, i cili fillimisht nuk ishte dakord për t’i dhënë heroinën, por më pas, më datë 29.06.2015, shtetasit Abubekir Tuncdemir dhe Enver Kurtulus, në një
valixhe ia dorëzojnë ngarkesën e heroinës transportuesit Arben Prendi në një vend në Kosovë. Më datë 29.06.2015, ora 17:00, Arben Prendi arrestohet në Morinë, me rreth 15 kg heroinë në kamion, shkruan Panorama.
Interesimi për drogën nga Greqi
Grupi është riaktivizohet me qëllim futjen e një sasie droge nga Greqia në Shqipëri. Jurgen Molla shkëmben sms me shtetasin Arif Çiço, ku bien dakord që të takohen të nesërmen, te pulat në afërsi të Lezhës. Arifi i thotë se nesër në darkë do të jetë aty dhe në të njëjtën kohë i kërkon Jurgenit që të lidhet me Anest Koromani me nofkën “Safin” që “dhe ai të marrë diçka dhe të mbarojnë punë”, më pas Molla i dërgon SMS Arifit.
Jurgeni: “…O vëlla se kuptova, ti vjen sonte këndej. Numrin e atij shokut amanet. Boll talle bythën me mu. Jo kështu po ashtu…”.
Arifi: “…Vëlla nuk jam duke u tall. Një numër ku rri Safi Anest Koromani, duhet ta çoj numrin sonte, unë mundem me ardhë edhe sonte veç ta takoj sonte njërin”.
Jurgeni: “…O vëlla unë kam një muaj e ca duke pritur. Isha borxh, më fute borxh, për një javë e asgjë që ta nis burrin e huaj në Greqi kot të rri atje, jo sot, jo nesër, ne i patëm ndryshe muhabetet. Ti sheh vetëm hallet e tua. Se më fut mua në borxh e në siklete, po e shoh që nuk të bëhet vonë vëlla”.
Arifi: “…O vëlla ai tjetër, ky tjetër. Se di që u bë vonesë. Po unë nuk të tradhtoj, ta shoh që ka mundësi sonte vij andej”.
Jurgeni: “..Vëlla po shoh po munda me e taku, po ta nis numrin”.
Arifi: “…Ok unë ta nis me “Viber” një kartëvizitë të hotelit, se më tha nesër nga ora 12, do jetë aty afër. Po ta shoh mos po vi vetë ta shoh këtë tjetrin e tregoj”.
Jurgeni: “Unë nuk kam Viber, po gjeta numrin po ta nis. Po nga ti nuk ka gjë se po duket. Po kur po kryhet se u bë bozë”.
Arifi: “…Vëlla tani jam për këtë punë tek njëri i Safit atje nesër kryhet, ta shoh këtë punë e dal andej”.
Jurgeni bisedon me shtetasin Anesti Koromani i shkruan
Arifit: “O vëlla sa fola me Safetin. Nuk ka njeri tamam atje, e ka me siklet. Në qoftë se është muhabet tamam e i saktë, hajde këtu flasim me të, e të iki vetë ma mirë, se unë nuk mund të bëj më lojna vëlla”.
Arifi: “Hajde se do vi vet andej”.
Në shtator 2015 Jurgen Molla shkëmben sms me Arif Çiçon:
Jurgeni: “Ja për pak ta nis vëlla”.
Arifi: “Hotel Rotonda Thessaloniki Greece”. Këtu afër le të rri. Këtu i merr 5 mijë Euro”.
Jurgeni: “Në Athinë është ky?”.
Arifi: “Atë kartëvizitë më çuan ata. Si shkruante të shkruajta”.
Jurgeni: “Ok”.
Arifi: “Vëlla më ço numrin dhe një emër kod, si ta thërrasin që ta di që është ai”.
Arifi: “Hë vëlla po ma çon numrin se më mori ai prej andej”.
Jurgeni: “Për gjysëm ore, vëlla”.
Arifi: “Ok, ti nise numrin, unë ia çoj dhe nisemi tek ti, se mbas tre ditësh në të njëjtin vend i merr dhe 30 mijë”.
Jurgeni: “Ok, ok”.
Jurgeni: “00306942678XXX, do i thonë Çiço, na ka çu Çiço”.
Arifi: “Po tani po nisem. Le të presi dikush aty ku fjeta. Vi me taxi”.
Jurgeni: “Kur të jesh aty, më thuaj ti vet se po vjen. Kur të kesh kaluar këndej më shkruaj”.
Teksa fliste me sms me Arifin, Jurgen Molla ka biseduar me anëtarin tjetër të grupit Shyqyr Kotorri i cili ka drejtuar një grup për trafik droge në Greqi. Këtij personi Molla i kërkon një njeri në Greqi që mund të bëjë transportin për llogari të Jurgenit në adresën që i dërgoi Arifi.
Shyqyriu i thotë: “Ai nuk është në një vend”.
Jurgeni: “Po ku është, në vend tjetër?”.
Shyqyriu: “Ee, ai shoku jot është andej nga veriu”.
Jurgeni: “Janë shumë larg?”.
Shyqyriu: “Ee, në Selanik, ai çuni është në…”.
Jurgeni: “Qenkan larg. Ja të lidhem njëherë me atë çunin dhe po të them”.
Shyqyriu: “Ky i imi është në qendër”.
Jurgeni shkëmben sms me Arifin:
Jurgeni: “O vëlla po këta janë 500 km lar me njëri-tjetrin”.
Arifi: “A kanë fol me to, le të merren vesh, aty duhet me i marr ato, le të organizohen, të flasin”.
Jurgeni: “O vëlla për sot nuk arrin me ik, se ai ka ik për në Athinë, e duhet me u kthyer mbrapsht. Presin ato deri nesër apo nuk presin?”.
Arifi: “O vëlla ka fol vetë ky me to, se unë tani u nisa nga shtëpia, po ky le të flasin vetë me to, le t’i thotë kur mbërrin”.
Jurgeni: “O vëlla se jemi bërë lëmsh. Ai ka ik, që të dhashë unë numrin, nuk mund të iki atje, duhet të gjejmë njeri tjetër ta çojmë ku janë ato, që të mos i mbajmë var dhe ato. Do bëj çmos të gjej dikë tjetër që është afër me ato e të nis numrin”.
Jurgeni merr sms nga Arifi me tekst: “Kalova këndej”.
Jurgeni: “Ok kur të jesh në Milot më shkruaj”.
E lënë që të takohen në Patok te kolibet.
Jurgeni Shyqyr Kotorrit: “…O vëlla a realizojmë gjë me marr makinën atje, apo jo, që ta di çfarë t’i them për nesër, tani po takohemi sa të vi”.
Shyqyri i përgjigjet: “Po nuk kam njeri për atje”.
Jurgeni sms Arifit: “…Fol me to e thuaj ka mundësi nga 5 deri 15 mijë, se më duket do ia rrisim pak”.
Jurgeni sms Shyqyriut: “…O shok po gjete dikë ka mundësi të marr më shumë beton këtu dyshohet se betoni është heroinë se sa folëm, se sapo më njoftuan”.
Jurgeni sms Shyqyriut: Hë vëlla, mbërriti betoni? Se po presin punëtorët”.