Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ju kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, por edhe këmbësorëve që të ndërgjegjësohen për sigurinë rrugore.
Gjatë një analize për sigurinë rrugore, Balluku deklaroi se infrastruktura rrugore po përmirësohet dhe se do të zhduken pikat e zeza.
“E rëndësishme që ndodhemi në këtë tryeze për sigurinë rrugore. Kemi ndërhyrë në të gjitha akset rrugore, kemi patur mbështetje të BB që prej kohësh aplikohet por gjatë 2019 i kemi dhënë fokus të madh mirëmbajtjes. Gjithcka, cdo ndërhyrje ne e masim me rezultate.
Shifrat kanë ndryshuar, janë më pak, por kërkohet edhe ndërgjegjësim nga drejtuesit. Kemi nisur evente sensibilizuese sa i përket rregullave, kemi investuar te fëmijët, vendosja e rripit, celulari nuk përdoret në makinë, ndalojmë në semafor, edhe këmbësorët kanë të njëjtën përgjegjësi.
Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjetikës dhe Ministria e Brendshme bashkëpunim të ngushtë për të identifikuar dhe zgjidhur problematikat rrugore. ARRSH po punon për eleminimin e pikave të zeza. Cilësia e rrugëve tona vjen duke u përmirësuar.
Kemi ndërhyrë në të gjitha akset rrugore, kemi shtuar sinjalistikën rrugore. Kërkojmë ndërgjegjësim nga ana e drejtuesve të automjeteve. Viti 2020 është cilësuar nga MIE si viti i sigurisë rrugore”, tha Belinda Balluku.
Ndërsa Ardi Veliu bëri me dije se vetëm në muajin gusht janë shënuar 152 aksidente rrugore. “Kontributi i gjithsecilit është i rëndësishëm për të ulur numrin e aksidenteve rrugore.
Numrin më të larte të aksidenteve me viktima e zënë Tirana dhe Durrësi. Vetëm në muajin gusht janë shënuar 152 aksidente rrugore”, deklaroi Ardi Veliu. Gjatë kësaj tryeze pritet që të bëhen edhe disa ndryshime në Kodin Penal për të rritur sigurinë rrugore.