Është goditur një organizatë e trafikut të marjuanës dhe kokainës ditën e sotme në Greqi. Nga operacioni janë arrestuar 9 shqiptarë të moshave 26-45 vjeç. Ndërkohë që në prangat e policisë ka rënë edhe një shtetas grek.
Operacioni është zhvilluar në qytetet Athinë dhe Janinë. Nga policia janë sekuestruar 173 kg marjuanë, 277 gr kokainë, fishekë, rreth 70 mijë Euro dhe 4 peshore që dyshohet të përdoreshin për ndarjen e drogës.
Ndërkohë që është shpallur në kërkim drejtuesi i kësaj organizate që mendohet të jetë një shqiptar. Sipas policisë greke ai është 41-vjeç dhe jeton aktualisht në Shqipëri. (E.K/ SHUPLAKA)