01:05 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

18 të arrestuar në Ballkan, sekuestrohen armë dhe municione. Ç’ndodhi në aksionin e Europol-it

22:05 | 24/11/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
18 të arrestuar në Ballkan, sekuestrohen armë dhe municione. Ç’ndodhi në aksionin e Europol-it

Europol ka koordinuar Ditët e Përbashkëta të Veprimit në lidhje me trafikun e armëve në Vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria ka qenë pjesë e operacionit të gjerë ndërkombëtar. Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 135 armë zjarri dhe 7 000 municione të konfiskuara janë disa nga rezultatet përfundimtare të operacionit Kalibre, një seri veprimesh ndërkombëtare të cilat u zhvilluan në 10 shtete anëtare të BE-së dhe në 8 Palë të Treta, të udhëhequr dhe koordinuar nga Mbretëria e Bashkuar si lideri i këtij aktiviteti dhe me mbështetjen e plotë të Europol dhe Frontex.

I nisur në Shtator 2017, operacioni ‘Calibre’ arriti kulmin me një veprim të përbashkët dy-ditor në datat 17-18 Nëntor 2017, i koordinuar nga Qendra Operacionale e Europolit në Hagë, gjatë së cilës u kryen kontrolle fizike, kryesisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këto Ditë të Përbashkëta Veprimi morën pjesë Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Kroacia, Sllovenia, Gjermania, Bullgaria, Greqia, Rumania, Spanja, Hungaria, si dhe Zvicra, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Njësia ATF e SHBA-së, Europol dhe Frontex. Gjatë kësaj veprimtarie dy-ditore, u arrestuan 18 persona në shtetet e Ballkanit Perëndimor për veprat penale në lidhje me armët e zjarrit dhe eksplozivët si edhe 81 individë u penguan të hynin ilegalisht në BE. Përveç kësaj, u identifikuan edhe 37 raste të cilat kishin kaluar afatet e qëndrimit. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Britaninë e Madhe u vendosën 4 zyra lëvizëse të Europol, duke mundësuar në kohë reale shkëmbimin e informacionit dhe duke analizuar dhe kontrolluar të dhënat e mbledhura.

Në pika të ndryshme të kalimit kufitar në Ballkanin Perëndimor oficerët e kufirit gjatë kontrollove në kufi u ndihmuan edhe nga Frontex. Operacioni ‘Calibre’ është pjesë e operacionit ‘Dragon’, i cili është i katërti event i Ditëve të Përbashkëta të Veprimit të organizuara në të gjithë BE-në, që zhvillohet brenda Ciklit të Politikave të BE-së për krimin e organizuar ndërkombëtar dhe krimet e rënda, i cili u zhvillua në kuadrin e EMPACT për armët e zjarrit.

(E.K/Faxweb)

Etiketa: aksionEuropolpolicia
Pas

Presidenti Steinmeier fton partitë CDU/CSU dhe SPD për bisedime, ç’do ndodhë me qeverinë

Para

Dueti i ri mes Albanit dhe Miriamit…pjesë e klipit edhe Ameli? (VIDEO)

Para
Dueti i ri mes Albanit dhe Miriamit…pjesë e klipit edhe Ameli? (VIDEO)

Dueti i ri mes Albanit dhe Miriamit…pjesë e klipit edhe Ameli? (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.