Në fshatin Gjonomadh vjen rasti i një raporti seksual me kushërirën, ku më pas ka ardhur në jetë edhe një fëmijë. Kasandra Senimllari denoncon në “STOP” faktin e rëndë, se është përdhunuar nga djali i tezes, Lisandër Lato. Vajza e vogël tre muajshe ndodhet në Shtëpinë e Fëmijës në qytetin e Korçës.
Vetë Kasandra tregon momentet kur është përdhunuar nga kushëriri i saj, që vetë ajo e konsideronte si vëlla. Ajo i ka kërkuar ta ndihmojë, pasi një djalë e ngacmonte në Facebook, por më pas ai ka zgjedhur ta përdhunojë atë.
Këtë histori nuk e vuan sot vetëm Kasandra, por edhe familja e saj dhe në të ardhmen edhe vetë vogëlushja, e cila merr kujdes në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë.