Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Poloni përgjatë ditës së djeshme. Të paktën 19 persona u plagosën, shtatë prej të cilëve në gjendje të rëndë pas përplasjes së një treni dhe një kamioni në jugperëndim të Polonisë. Po ashtu lëndime kanë marrë edhe një pjesë e pasagjerëve të tjerë.
“Rreth 18 persona janë plagosur, shtatë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë transportuar me helikopterë dhe ambulanca në spitale”, deklaroi Paëel Fratczak zëdhënësi i zjarrfikseve.
“Treni transportonte rreth 250-300 pasagjerë. Një prej vagonëve ka dalë nga shinat”, shtoi ai.
Aksidenti ndodhi dje pranë qytetit Ozimek. Shkaqet mbeten ende të panjohura, po ashtu sicc shihen edhe nga fotot nga vendi i ngjarjes përplasja ka qenë shumë e fortë. (E.K/SHUPLAKA)