Një operacion kundër prostuticionit të paligjshëm është finalizuar ditën e djeshme në Durrës. Në prangat e policisë kanë rënnë 4 persona. Këto arrestime vijnë pas një hetimi dymujor nga ana e policisë.
Rrjeti funksiononte në këtët mënyrë: 2 persona punësonin vajza në fillim si kamariere dhe më pas i trafikonin.
Ato kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës prej 2 mijë ose tre mijë lekësh.
DETAJET E POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 2- mujor me metoda speciale kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Bujtina”.
Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, tutor, i dënuar më parë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
- S. G. 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore;
- B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion”.
- P. L. 43 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, klient.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi:
Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj rezulton se shtetasit P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth, Durrës kishin punësuar femra si kamariere, të cilat i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 2000- 3000 lekë, me klientë të këtij lokali.
Shtetësia B. S. është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
- “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të shtetasve P.B. dhe S.G. parashikuar në nenet 114, 25 dhe 115 të Kodit Penal;
- “Prostitucion” në ngarkim të shtetasve B. S. dhe P. L, parashikuar në nenet 113 të Kodit Penal.