Data dy korrik shënon zyrtarisht afatin e fundit të regjistrimevepër garën e kreut në Partinë Demokratike.
Në listën kandidatëve të cilët garojnë për kreun e PD-së janë vetëm 5 emra.
I pari i cili bëri zyrtarisht kandidaturën ishte deputeti Eduart Selami, i cili u shpreh se pret që gara të jetë e hapur dhe e ndershme.
I dyti që shpalli kandidaturën e tij ishte demokrati Astrit Sinanaj, i cili e shpalli kandidaturën e tij për kreun e PD me anë të një postimi në rrjetet sociale.
I treti ishte lektori dhe kandidati i 26 në listën e Partisë Demokratike Erion Piciri, i cili po ashtu e shpalli kandidaturën e tij për e kreut të PD-së me anë të një postimi.
I katërti është deputeti Astrit Patozi, i cili e shpalli kandidaturën e tij për kreun e PD-së në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë Demokratike. Patozi gjithashtu kërkoi dhe kushtet për Bashën si dhe shtyrjen e datës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve .
Ndërkohë kandidat në garë mbetet dhe Lulzim Basha, i cili pas humbjes në zgjedhje njoftoi ngrirjen e postit te tij në PD dhe hapjen e garës për zgjedhjet në PD, që mbahen më 22 korrik. (S.SH/Shuplaka)