Një sasie e madhe prej 200 kilogramë lëndë narkotike e llojit “Cannabis sativa” është sekuestruar së fundmi gjatë një kontrolli në Igumenicë.
Sasia e drogës u gjet e fshehur në një kamion të ngarkuar me mobilie, që mësohet se ishte nisur nga veriu i Shqipërisë.
Bëhet me dije se 200 kilogramët marijuanë do të çoheshin në port për t’u transportuar më pas me traget drejt Italisë. Po vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve. (XH.A/SHUPLAKA)