Pas largimit pothuajse të sigurt të Saimir Tahirit nga Ministria e Brendshme, pyetja që shtrohet është kush do ta marrë postin e tij?
Duhet thënë se që prej momenteve të para të ditës së djeshme që u përfol ky lajm, pati vetëm një emër si zëvendësues dhe ai ishte zëvendës-kryeministri Niko Peleshi.
Kjo e ndikuar prej disa faktorëve. Së pasi Peleshi është krahu i djathtë i Ramës, së dyti ai është vendosur në krye të Komisionit kundër kanabisit dhe së treti ai nuk ka një mandat deputeti nga i cili i duhet të heqë dorë.
Ndërkohë sot kanë dalë në media dhe dy emra të tjerë që mund të pasojnë Tahirin. Ata janë ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, deputeti i PS njëherazi ish-prokurori Vexhi Muçmata.
Duhet thënë se emri i Peleshit shihet si më favorit derimë tani. Ndërkohë që një përgjigje zyrtare do mund ta marrim vetëm ditën e nesërme. (E.K/SHUPLAKA)
