Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat deklaroi se do të falen gjobat dhe kamatvonesat e vëna para vitit 2010 për bizneset të cilat nuk kanë vendime të formës së prerë nga gjykatat për evazion fiskal. Po kështu ai shtoi më tej se edhe për mjetet e transportit do të falen gjobat dhe taksat e papagura para vitit 2010 me kushtin që këto pas vitit 2011 do të paguhen brenda gjashtë muajve.
“42 procedura letësuese për sipërmarrësit. Fshihen gjobat dhe kamatvonesat për vitin 2010-2014. Për mjetet e trasportit që nuk hiqen nga qarkullimi bëhet shuarja e gjobave dhe faturave para 2010-ës me detyrimin e pagesave pas vitit 2011. Për periudhën janar do të aplikohet fshirja e gjobave me kamatëvonesë, për parkimin dhe kontributin.
Nuk të nuk përfitojnë subjektet që kanë detyrime tatimore kur kanë vendime të formës së prerë, vendime për evakzion fiskal dhe kontrabandë. Detyrimet e fshira janë 91 miliardë lekë, përshihen gjobat, kamatvohesat, para vitit 2010. Fshirja e detyrimeve me kusht, pas vitit 2010 shkojnë në 61.2 miliardë lekë dhe për të paguar si kusht, për të përfituar nga vlerësimi janë 35 miliardë lekë. Duhet të thekoj që ky ligj vjen me një vullnet politik të aleancës dhe të krijojmë të gjitha kushtet për një marrëdhënie të re me sipërmarrësit. Ky ligj është gjithashtu një premtim i mbajtur. Këshilli i Ministrave kaloi vendimin për rritjen e pensionve, në 2 mars do të marrin pension e ri, është një rritje uniformë, pas paketës së solidaritetit, që e kaloi qeveria në dhjetor të vitit 2016.”, tha Ahmetaj. (J.V/Shuplaka)