Ministrat teknikë të PD-së të vendosur nga pakti Rama-Basha kanë dhënë dorëheqjen nga detyra. Për te muaj me rradhë u përfshinë si pjesë e marrëveshjes për të monitoruar nga afër sjelljen e administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.
Sipas “Top Channel” ministrat teknikë kanë përfunduar raportet e tyre dhe menjëherë pas tyre, ministrat kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet.
Për ta bërë këtë, ata nuk i ka penguar mungesa e kryeministrit për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskryeministrja dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë ku bënin pjesë.
“Top Channel” shton më tej se kallka lidhëse ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, nëpërmjet të cilit kalonin vendimet dhe kryhej komunikimi për funksionimin e tyre.
Përpara se të jepnin dorëheqjen, disa prej ministrave teknikë i kishin kaluar më parë kompetencat te zëvendësministrat përkatës, si: ministri i Brendshëm, i Shëndetësisë dhe ajo e Financave.
Pritet që në shtator të zgjidhen ministrat e tij nga Partia Socialiste, si fituese e zgjedhjeve të 25 qershorit.
(J.V/Shuplaka)