Nuk kanë të ndalur infeksionet me koronavirus në burgje ku mësohet se në atë 302 në Tiranë sipas burimeve për Fax News është zbuluar pas testimit një person me Covid-19.
Të njëjtat burime pohojnë se i burgosuri i infektuar është izoluar ndërsa rasti mbahet i fshehtë dhe nuk është komunikuar zyrtarisht.
Lajmi është konfirmuar nga burime të brendshme të Fax News ndërsa personi është izoluar që në mëngjesin e kësaj të enjtje. Nuk është eqartë arsyeja pse rasti mbahet ekstremist I fshehtë ndërsa nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është mohuar.
Ajo çfarë bën më të rëndë sitatën është fakti se të paraburgosurit e tjerë nuk janë në dijeni të rastit, çfarë shton rrezikun për zgjerimin virusit brenda dyerve të institucionit të vuajtes së dënimit.
Ndërkohë, situata në burgun 313 në Tiranë nuk është aspak e mirë, teksa 13 prej të dënuarve kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Shumë prej të dënuarve kanë protestuar, ndërsa kujtojmë se brenda ambienteve të këtij burgu ndodhen koka të rëndësishme të botës së k.rimit.
Ndërkohë Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka njoftuar ditën e sotme se Ish-Nëndrejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj, është një prej të dënuarve që ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Florenc Llanaj Më 3 prill, përmes avokatit të tij Arbër Hoxha, Llanaj i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupisonit duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” pasi ai duhet të vendosë lente duke prekur sytë, për shkak të problemeve me shikimin, dhe rrezikon që në qeli të marrë koronavirusin, duke qenë se ai ngjitet edhe përmes kontaktit.
Gazetarja e Fax News Denisa Mahmutaj raportoi se do të ketë një shtim të masave të higjenës në burg, ku askush nuk do të lejohet të futet pa maska dhe doreza në ambientet e brenshme. Mbetet e paqartë se si u fut virusi në burg, sa kohë që vizitat me familjarët janë ndërprerë prej 7 javësh tashmë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)