12:49 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

33 mln lekë dëm me prokurimet publike, ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14:15 | 09/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Elvis Roshi paraqitet në SPAK

TIRANË- Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është zyrtarisht i pandehur. Roshi u paraqit sot në SPAK bashkë me avokatin ku iu komunikua akuza “shpërdorim detyre” lidhur me një kallëzim që KLSH kishte bërë ndaj tij për parregullsi me tenderat në Bashkinë e Kavajës.

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi u kallëzua në Prokurorinë e Kavajës nga KLSH në shtator të vitit 2015, ku sipas dy kallëzimeve të ndara Rroshi dhe 10 zyrtarë të tjerë dyshoheshin se kishin shkaktuar një dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh me tenderat e rikonstruksionit të qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa rrugëve.

Shkeljet u zbuluan pas një auditi të kryer në Bashkinë e Kavajës për periudhën janar 2013-dhjetor 2014. Në listën e shkeljeve u renditën 12 tendera, të zhvilluar kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, të disa rrugëve lidhëse dhe mbjelljen e pemëve dekorative. Në dy raste, KLSH e akuzoi bashkinë e Kavajës se ka ndjekur standard të dyfishtë në vlerësimin e pjesmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorin me ofertën më të ulët. Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme, në vitin 2017 është regjistruar procedim penal për këtë kallëzim për veprën penale “shpërdorimi i detyrës”, por pa autor.  Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar pushimin e hetimeve ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, por Gjykata e Posaçme vendosi që çështja t’i kalojë SPAK.

Nga ana tjetër kujtojmë që më 17 maj SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, teksa bënte fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi në Kavajë, që kandidonte për PD-ADSHM-në e Sali Berishës.

Pas

Hasani: Qeveria në fokus avancimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Preshevë

Para

Albin Kurti takohet me Bedri Hamzën

Para
Albin Kurti takohet me Bedri Hamzën

Albin Kurti takohet me Bedri Hamzën

 



Të Fundit

Greqia mbyll azilin për afrikanët! Mitsotakis: Është rritur fluksi i emigrantëve, na duhet të marrim masa

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës në kryeqytet

Vlorë /Parandalohen dy ngjarje të rënda kriminale, arrestohen autorët e dyshuar të plagosjes

Operacioni “Koordinata”/ Kultivoi 93 bimë narkotike në Golaj, procedohet kryetari i fshatit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, vendos kurorë në nderim të të rënëve për lirinë e Bullgarisë

Velipojë /Kapet në flagrancë 20-vjeçari që shiste doza kokaine dhe kanabisi

Pas kërkesës së Ramës, japin dorëheqjen drejtorët e Bashkisë Durrës

Toka dhe biznese të shumta/ Prokuroria e Gjirokastrës kërkon konfiskimin e pasurive të një personi

Berisha nderon ish-ambasadorin gjerman Daum: Kavalieri i vetmuar që qëndroi në anën e lirisë dhe dinjitetit të shqiptarëve

Vrasja e 23-vjeçarit në Ulëz, del ekspertiza: I riu ka vdekur nga asfiksia, e kanë mbytur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.