Më datë 1 dhjetor këngëtari i dashur shqiptar, Gëzim Nika ka festuar 35 vjetorin e daljes së tij në skenë. Me këtë rast ai mbajti një koncert të mbajtur në datë 1 Dhjetor në Nju Jork.
Ajo që na ra sy nga foto e publikuara është se mijëra dollarë janë hedhur në skenë si një shenjë vlerësimi për këngëtarin. Në fund paratë u mblodhën me fshesë dhe u futën në një thes të zi.
Në videon e publikuar nga një prej të pranishmëve, shihet se pas përfundimit të festës janë angazhuar disa persona, ku njëri i fshin më fshesë, një tjetër i mbledh me dorë për t’i futur ato në thes.
“Kështu mblidhen lekët në Amerikë, nuk kanë faj njerëzit që thonë të ikim në Amerikë”,-thotë një nga djemtë, që mbledh dollarët.
Artisti Gëzim Nika është një ndër këngëtarët më të dashur jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në mbarë botën.
Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë, por në karrierën e tij ai mban dhe shumë çmime të tjera.
https://youtu.be/GLwRnL4HMKE