Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me operacionet e Policisë në Elbasan dhe në Fushë-Krujë, për të kapur grabitësit e parave të bankave në Aeroportin e Rinasit.
Sipas Berishës aksioni i Policisë është një maskim që po i bëhet grabitjes së shekullit, ndërsa jo me pak ironi operacionin e ka emërtuar ”Fredi Alizoti”.
Ish-kryeministri Berisha hedh akuzën e fortë kur thotë se Klement Çala është njoftuar nga vetë policia në mënyrë që të arratisej jashtë vendit.
Reagimi i Berishës:
Vazhdon me sukses ne Elbasan operacioni me emer te koduar “Fredi Alizoti”.
Miq, prej kater ditesh, per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit ne Rinas, narkopolicia me urdher te Norieges dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emer te koduar ”Fredi Alizoti”.
Per kete qellim, pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit pra te beje deshmi te rreme ne aferen e grabitjes shteterore te shekullit ne Rinas, njelloj si Alizoti ne rastin e Agron Xhefe
Perveç kesaj, narkos me uniforme po kerkojne strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetra mijra euro, njelloj si ne rastin e pare qe i futen ne frigorifer dhe tenxhere me presion per te faktuar se u gjeten dhe parate qe nuk u “dogjen” nga policia por u poqen.
Kesaj radhe po provojne lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjere dhe katryve uje.
Miq, le te ndjekim gjer ne perfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”. sb
(E.K/FAXWEB.AL)