Ambasdadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur pak minuta më parë në ambientet e presidencës, ku do të ketë një takim me kreun e shtetit Ilir Meta.
Asnjë nga zyrat e komunikimit me mediat, nuk kanë dhënë detaje lidhur me arsyet e këtij takimi.
Padyshim një nga çështjet që do të diskutohen mes Metës dhe Kim është dhe ajo për përhapjen e pandemisë së COVID19 në vendin tonë, që derimë tani u ka marrë jetën 4 personave.