Një i ri shqiptar nga Shkupi raportohet se është vrarë gjatë luftimeve në Siri.
Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, bëhet fjalë për 23-vjeçarin shqiptar E. Iseni i lindur në Haraçinë, me banim në Shkup.
Në fillim të vitit 2014, E.Iseni vetëm 19-vjeç iu bashkangjit luftës në Siri, ndërsa lajmin për vdekjen e tij familjarët e kanë marrë nga shokët e tij.
Dhjetëra të rinj shqiptarë që nga viti 2011 kanë ndërruar jetë në luftërat e përgjakshme të Sirisë.
(M.Q/Faxweb)