Një baba i devotshëm që nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe sapo ishte duke u shëruar nga koronavirusi vdiq papritmas pasi hasi vështirësi për t’u mbushur me frymë.
Dom Merrix dukej se ia kishte “hedhur” virusit, por gjendja e tij shëndetësore mori një kthesë të menjëhershme dhe 48-vjeçari u ndje keq në shtëpinë e tij në Portsmouth.
Aspiranti për trajner futbolli ishte izoluar para dy javësh për shkak se kishte shfaqur simptoma të virusit. Ai po qëndronte në pjesën e bodrumit të shtëpisë që të mos kishte kontakte me bashkëshorten e tij Sara dhe vajzën Ellie-Mai.
Sara e gjeti bashkëshortin e saj në vështirësi për të marrë frymë dhe për këtë arsye lajmëroi një ambulancë. Mjekët mbërritën në shtëpinë e tyre dhe e morën 48 vjeçarin me urgjencë.
Për fat të keq ai pësoi një sulm në zemër rrugës për në spital dhe megjithë përpjekjet e guximshme të mjekëve ndërroi jetë.