Aktorja e njohur Jennifer Aniston ka marrë komplimente shumë pozitive në 51 vjetorin e lindjes.
Jennifer Aniston është një prej figurave më mbreslënëse të showbizit. Në moshën 50 vjeçare, aktorja është mjaft në formë dhe fansat deri tani kanë qenë të bindur se fiziku i saj i mrekullueshëm i detyrohet përvec stërvitjes, edhe një regjimi të rreptë ushqimor, të kontrolluar nga një nutricionist.
Jennifer rrëfeu megjithatë se ndjek në fakt, një “jo dietë“. Bëhet fjalë për një regjim i cili nuk kufizohet tek ajo që ha, por tek koha kur ha.
Aktorja shpjegoi në një intervistë për revistën britanike “ Radio Times“ se ha gjatë 8 orëve të ditës, dhe pastaj për 16 orë të tjera, nuk fut gjë në gojë.
“Ndjek regjimin intermittent-fasting. Kam vënë re një ndryshim të madh që kur nisa të mos ha për 16 orë“, u shpreh ajo, duke shtuar si me shaka, se fatmirësisht, tek ky 16 orëshi, hyn dhe koha e gjumit. Mëngjesin ajo e konsumon diku rreth orës 10, dhe pastaj pas orës 18, nuk prek më asgjë, dhe duket ka dhënë rezultat.