Një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotiket është goditur në doganën e Kakavijës. Në pranga ka rënën një person dhe është sekuestruar gjithashtu 6 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Droga është gjetur brenda në’’Benzin’’ me traga AA 953 GF.
DETAJET E POLICISË:
Sekuestrohet 6 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Më datë 18.05.2017, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Klajdi Këllçiu me automjetin tip “Benz”, me targa AA 953 GF. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 6 kg. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit : Klajdi Këllçiu, 29 vjeç, banues në Fier. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.