Në Hollandë ka rënë në prangat e policisë një shqiptar pasi është kapur me 674 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa.
Sipas mediave hollandeze, lënda narkotike ishte fshehur në një kamion që drejtohej nga shqiptari dhe u kap në lagjen Buitenveldert të qytetit të Amsterdamit.
Indentiteti i shqiptarit 35-vjeçar nuk bëhet i ditur por është arrestuar pas informacioneve që ka marrë policia se do të transportohej një sasi e madhe droge me furgon.
Në momentin kur furgoni i drejtuar nga shqiptari ka dalë nga autostrada A9 në aksin rrugor Amsterdam-Buitenveldert, policia ka ndërhyrë duke ushtruar kontroll dhe i vendosi prangat shqiptarit. Po kështu po vijonë edhe hetimet e mëtjeshme për këtë ngjarje.