Presidenti i vendit Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 marsit. Nëpërmjet një postimi në rrjette sociale Meta tha se dashuria dhe respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën e tyre.
“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”, tha Meta. (B.H/Faxweb)