Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me gomonen e bllokuar një ditë më parë në brigjet italiane, e cila ishte nisur nga Shqipëria me marijuanë. Referuar të dhënave të policisë italiane, bëhet fjalë prej një sasi prej 760 kilogramë lëndë narkotike.
Bëhet fjalë për gomonen për të cilën autoritetet shqiptare alarmuan autoritetet italiane që thuhej se ishte nisur nga Orikumi, për të cilën mediat në Itali shkruajtën se ka qenë një telefonatë e vetme në numrin 117 që ka njoftuar autoritetet në Leçe.
Mësohet se gomonia u gjet e prishur dhe me 40 pako të mëdha marijuanë, ndërsa trafikantët ishin arratisur.
Sasia prej 760 kilogramësh ishte mbështjellë në atë mënyrë që të mos futej uji. Nëse hidhej në treg, ajo do të kapte vlerën e 7.5 milionë eurove. (XH.A/SHUPLAKA)