Gazetarja amerikanë e televizionit, Fox News, Sara Carter i është rikthyer edhe një herë çështjes së fotos Rama-Obama.
Përmes një postimi në Twitter ajo ngre edhe pyetjen: “Pse nuk është në burg kryeministri shqiptar?”, ndërsa shton se një shtetas amerikan është në burg tashmë për këtë çështje.
“Skandal. Demokratët duan që asnjë media të mos flasë mbi të. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pagoi 80 mijë dollarë për këtë foto me Obamën, përmes një qytetari amerikan i cili tashmë është në burg. Çfarë i ndodhi Obamës dhe Ramës? Pse ata nuk janë në burg”, shkruan Carter në postimin e saj.
The Scandal Democrats Don’t Want Any Media to Talk About @ediramaal, Prime Minister of #Albania paid $80K for this pic to #Obama fundraising cmtt, via a US citizen who now is in jail.
Q: what happen to #Obama and #EdiRama? Why r they NOT in jail?https://t.co/APyjrMkYsR
— Sara A. Carter (@SaraCarterDC) November 10, 2019
Për foton është dënuar në fillim të muajit tetor greko amerikani William Argeros me katër muaj burg pasi përdori një kontribut të paligjshëm për mbledhjen e fondeve për Presidentin amerikan Barak Obama.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, PD kërkoi që prokuroria të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar nga Edi Rama për foton me Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012.
(M.Q/Faxweb.al)