Në prangat e policisë ka rënë Sokol Lami i cili ishte i shpallur në kërkim për mashtrimin e kryer me TVSH ndaj shtetit me vlerë 9 milionë dollarë.
Për Sokol Lamin ishte caktuar masa “arrest me burg” në mungesë dhe ishte i shpallur në kërkim nga policia. Për këtë çështje kanë qenë 11 persona në kërkim ku 2 javë më parë janë arrestuar 6 prej tyre, të 6 bizesmenë.
Duhet të themi që Sokol Lami ka qenë edhe më parë i dënuar për mashtrime të kësaj natyre, për faturat me TVSH.
Sipas “Fax News” 2 javë më parë në prangat e policisë kanë rënë: Shkëlqim Hasani, Nevruz Lami, Bujar Murtaj, Ruxhdi Murataj, Dhimitraq Çelo dhe Indrit Sulaj. (J.V/Faxweb)