Bordi i Drejtoreve Ekzekutive te Bankes Boterore ka aprovuar sot strategjine 5-vjecare te partneritetit me Shqiperine (2023-2027). Kjo strategji synon të ndihmojë vendin të rimëkëmbet shpejt dhe të transformohet në një ekonomi më të fuqishme, më gjithpërfshirëse, me aftësi ripërtëritëse dhe më të gjelbër. Strategjia do të përqendrohet në tri sfida kyçe: më shumë dhe vende më të mira pune, përdorim më i mirë i kapitalit njerëzor, dhe rritje e aftësise perballuese dhe ripërtëritëse ndaj fatkeqësive natyrore dhe goditjeve të llojeve te tjera. Keto drejtime kryesore do të ndërthurren edhe me iniciativa për zgjerimin e digjitalizimit dhe përfshirjes.
Strategjia e Partneritetit është në përputhje me përparësitë strategjike të Qeverisë dhe mbeshtetet nga një portofol financiar prej 900 milionë dollarësh.
Bordi gjithashtu ka aprovuar 4 projekte te reja per Shqiperine: Projekti i rindërtimit të urave rezistente (100 milionë $) qe synon rehabilitimin e urave në rrezik dhe përmirësimin e sistemeve të tyre të mirëmbajtjes; Projekti i Bujqësisë konkurruese dhe te qendrueshme ndaj klimës (70 milionë $) qe do të përqendrohet në nxitjen e inovacionit në bujqësi, në zgjerimin e ujitjes inteligjente dhe rritjen e aksesit të produketeve bujqësore në tregjet vendase dhe ato të BE-së; Projekti i Qasjes Universale në Shërbime Publike me Standard të Lartë (GovTech) (65 milionë $) qe do të ndihmojë digjitalizimin e shërbimeve publike dhe zgjerimin e aftësive digjitale për fëmijët në shkolla; dhe Projekti i Financimit te Politikave të Zhvillimit (120 milionë $) qe do të ndihmojë në forcimin e aftësisë ripërtëritëse të ekonomisë dhe qëndrueshmërinë mjedisore të modelit të rritjes së Shqipërisë.