Me rastin e fundit të këtij viti Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka deklaruar se 93 gazetarë janë vrarë në vitin 2016. Këto vrasje kanë ndodhur kur gazetarët ishin duke kryer detyrat e tyre. Njëkohësiht një pjesë e tyre u është bërë atentat.
Po kështu nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve thuhet se numri gazetarëve të vrarë në vitin 2016 është më i vogël se në vitin 2015, ku në të humbën jetën 112 gazetarë. Numri më i madh i gazetarëve të vrarëve është në vatrat e luftës kryesisht në Siri për shkak të ngjarjeve dhe luftës që po zhvilllohet atje, shkruan gazeta ekspress.
Vetëm pak ditë më parë një gazetare irakiane është rrëmbyer nga disa persona të armatosur, të cilët kanë hyrë me dhunë në shtëpinë e saj. Kjo është gazetarja, Afrah al-Qaisi, e cila njihet si një kritike e rreptë e institucioneve qeverisëse dhe e korrupsionit në Irak. Gazetarja u rrëmbyernga disa persona të panjohur në shtëpinë e saj në Bagdad. Disa orë para ngjarjes, ajo kishte publikuar një artikull ku shpreh shqetësimin se grupet e armatosura në Irak po veprojnë pa u frikësuar nga ndëshkimi. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka urdhëruar forcat e sigurisë të nisin hetimet dhe të bëjnë “çdo gjë të mundur” për ta shpëtuar al-Qaisin. (J.V/Shuplaka)