I lindur në vitin 1923, Giuseppe Paternò i mahniti të gjithë duke fituar një diplomë master në Shkenca Filozofike në Universitetin e Palermos me vlerësime maksimale. Supergjyshi, me dy fëmijë dhe katër nipër e mbesa, prezantoi një tezë me titull “Locke / Kierkegaard / Heidegger dhe pikëpamjet e tyre për krishtërimin”.
Në korrik 2020, Paternò u bë i diplomuari më i vjetër në Itali, kur në moshën 97-vjeçare mori një diplomë trevjeçare në Histori dhe Filozofi. Natyrisht, gjithmonë me nota të plota.
Pas këtyre momenteve të rëndësishme, gjyshi Giuseppe as që mendon të ndalet dhe tashmë po shikon projektet e së ardhmes: siç shkruan djali i tij Ninni Paternò në Facebook, në fakt, angazhimi i radhës do të jetë një roman me titull “Historia e djemve të Via Papireto , një udhëtim njëqindvjeçar në Palermo”.
I moshuari u rrit në zonën e tregut historik Capo në Palermo. Pavarësisht pasionit për studimin, i ati e detyroi të fillonte punën, fillimisht si dërgues dhe më pas punonjës në Hekurudhat Shtetërore. Pasi doli në pension, në 1984, Paternò nuk u dorëzua dhe filloi përsëri të studionte.
Historia e tij na mëson se nuk është kurrë vonë për të arritur qëllimet tona.