Aktivisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Harry Bajraktari, ka thënë se është në interesin e Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan që presidenti aktual i SHBA’së, Donald Trump, të fitojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë.
“Opinioni im si amerikan, mendoj se në favorin e komunitetit tonë shqiptar është presidenti Trump të fitojë edhe një herë”, është shprehur Bajraktari.
Bajraktari thotë se Partia Demokratike ka ndryshim nga Partia Demokratike e vitetve 90 e 2000.
“Partia Demokratike në Amerikë ka shumë ndryshim nga Partia Demokratike e viteve 80, 90 apo 2000. Unë shoh se komuniteti ynë është radhitur kah Partia Demokrate dhe Bideni. Por, unë mendoj se në favor tonin është që Trump t’i fitojë zgjedhjet”, ka thënë Bajraktari në T7.
Tutje, ai tha se jo vetëm për kosovarët, por që Trump të fitojë është në interesin e të gjithë shqiptarëve në Ballkan/
“Një Amerikë e fortë ekonomikisht e ushtarakisht, është në favorin tonë. Unë prapë mendoj se një Amerikë stabile me të gjitha elementet në interesin tonë. Unë mendoj se do të ishte mirë jo vetëm për neve, por për të gjitha trojet shqiptare në Ballkan që Trump të fitojë edhe një herë”, shtoi Bajraktari.