Një grua e divorcuar vijon të kryejë marrëdhënie s*ksuale me shefin e saj, por zemrën dhe mendimet i ka tek ish i dashuri i martuar. Ajo i ka dërguar letër psikologes Deidre duke i rrëfyer historinë e jetës ku përfshihet romanca aktuale me shefin dhe lidhja e dashurisë me inxhinierin, i cili ishte i martuar por patën një lidhje së bashku.
Letra: Unë bëj s*ks me shefin tim vetëm për të plotësuar nevojat e mia s*ksuale por zemra ime mbetet tek një koleg me të cilin kam pasur lidhje dhe rashë në dashuri. Ne punojmë në një kompani këpucësh. Jam 39 vjeçe, e divorcuar dhe punoj si mekanike.
Ata punësuan një djalë 29 vjeç, e trajnuan si inxhinier po nuk mund ti gjenin një punë. Ai ishte i adhurueshëm, por i martuar. Ne kaluam kohë bashkë kur makineria vazhdonte të punonte dhe e kërkoja për punë të përditshme. Ne flisnim dhe më thoshte se ai dhe gruaja e tij nuk qëndronin më bashkë. Ata qëndronin bashkë derisa të shisnin shtëpinë.
Ne nisëm një lidhje. Fillimisht ishte thjesht puthje, por më pas nisi s*ksi në ambientin e punës. Unë fillova të kem vërtetë ndjenja për të. Një mbrëmje, ai u çua nga krevati im pasi u kujtua se kishte një festë tek familja e gruas. Ne patëm një diskutim pasi mendoja se martesa e tij kishte mbaruar.
Unë bërtisja, ai bërtiste dhe më pas doli jashtë duke përplasur derën. Ai nuk u kthye më kurrë dhe aty ishte fund ii lidhjes tonë. Më pas menaxheri, që mesa duket kishte mësuar për lidhjen time, nisi të flirtonte me mua.
Deidre: Asnjë nga këta meshkuj nuk është i duhuri për ty, përse vazhdon ende? Ti nuk ke interes emocional për shefin tënd. E mira është të largohesh dhe ti japësh fund këtij s*ksi të vdekur që mund të ndikojë edhe në përhapjen e koronavirusit. Ai nuk është mashkulli i ëndrrave të tua.
Ndërsa ish i dashuri yt është i martuar dhe pati një zënkë me gruan e tij. Përse të bëhesh ti gruaja tjetër? Ti meriton dikë që të trajton ashtu siç duhet. Thuaji shefit tënd se kjo nuk është ajo çfarë dëshiron dhe kthehu në marrëdhënien strikte profesionale.