Xheni Halili do të jetë drejtorja e re e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor. Pas afro dy muajsh pa një drejtues Halili ka fituar konkursin e zhvilluar për këtë pozicion dhe tashmë do të jetë drejtuesja e re.
Drejtorja e mëparshme Lindita Haxhia ka qenë e komanduar deri tani pasi ajo ka marrë një post tjetër drejtore e shërbimit parësor në drejtorinë rajonale të operatorit të kujdesit shëndetësor, një strukturë e re kjo që sapo është krijuar.
Xheni Halili vjen nga radhët e FRESSH Shkodër ndërsa ka afro 4 vite në fushën e shëndetësisë ndërsa më përpara ka qenë pjesë e spitalit të Shkodrës dhe prej një viti ishte punonjëse në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor që tashmë do ta drejtojë. Pas fitimit të konkursit ku konkuruan tre kandidate, Halili pritet që të marrë emërimin.
Njësia vendore e kujdesit shëndetësor është një instuticion i rëndësishëm për shkak të menaxhimit të situatës nga COVID-19 por dhe për faktin se Shkodra është një prej qyteteve më të prekura nga koronavirusi.